Investimet në Shkodër/ Kryeministri Rama inspektim në ndërhyrjet infrastrukturore dhe arsimore të qytetit

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci dhe drejtuesja politike e qarkut, Elisa Spiropali ka inspektuar gjatë qëndrimit të tij në Shkodër infrastrukturore dhe arsimore të qytetit.

Ai ka thënë se ka ardhur koha për një treg modern turistik për Shkodrën dhe një konvikt europian për nxënësit e shkollave profesionale

“Koha për një treg modern turistik për Shkodrën dhe një konvikt europian për nxënësit e shkollave profesionale… Forca Benet se duhet të bëjmë ça su bë 30 vjet dhe qeveria s’ka nga lun pa t’ndimu, se Shkodrën po s’e bame ne kush tjetër harroje se e ban sa jena gjallë”, ka shkruar Rama krahas inspektimeve të kryera.

Kujtojmë që të shtunën, Rama bëri bashkë në Shkodër kryebashkiakë të majtë e të djathtë, ku në fokus të tryezës ishte diskutimi për t’i shërbyer më mirë qytetarëve dhe për të çuar para projektet e nisura në gjithë qarqet e Shqipërisë. Sipas analizës, performancë më të lartë ka pasur bashkia e Tiranës dhe Himarës.


Shtuar 10.03.2024 15:19