Inskenonin aksidente për të fituar nga sigurimi, arrestohen 3 persona për mashtrim me përplasje makinash

Tre persona u arrestuan nga policia rrugore e Tiranës, pasi kishin inskenuar një aksident me makinat e tyre për të përfituar fonde nga sigurimi.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, u bë e mundur arrestimi i 3 shtetasve në flagrancë me ineciale A.M, F.B dhe E.R.

Arrestimi në flagrancë u bë pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit në sigurinë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetët”, pasi në datën 18.08.2025, në bashkëpunin me njëri tjetrin kanë inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale, në momentin që shërbimet e kanë konstatuar, njëri nga autorët ështe larguar në vrap por ështe kapur nga punonjësi i policisë.


Shtuar 20.08.2024 10:40