shqiperi

Inflacioni u rikthye në shtator, u rritën çmimet e ushqimeve, qirave dhe shërbimeve

Çmimet nisën tendencën e rritjes në shtator, pas një prirje në rënie që nisi që në tetor të vitit të kaluar, ku inflacioni arriti 8.3% niveli më i lartë që nga viti 1997.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë në muajin shtator inflacioni shënoi 4.1%, ose 0.1% më lartë se në gusht. Kjo rritje u nxit nga çmimet më të larta të ushqimeve, karburanteve dhe shërbimeve arsimore. Një vit më parë ky ndryshim ishte 8,1%.

Të lidhura

None found

Në Europë ritmet e rënies se çmimeve ishte më i larta, se në vendin tonë për shkak të stabilizimit të çmimeve të energjisë.

Krahasuar me muajin Shtator 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,9%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,4%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,7%, “Veshje dhe këpucë” me 3,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,0%, “Shërbimi arsimor” me 2,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,1%, “Shëndeti” me 1,4% dhe “Komunikimi” me 1,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 7,2%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 24,1%, pasuar nga nëngrupet “mish” me 9,4%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 8,3%, “fruta” me 7,5%, “peshk” me 4,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,3%, “bukë dhe drithëra” me 2,1%, etj.

Viti i ri shkollor ka nisur me tarifa më të larta këtë vit në sektorin privat për shkak të rikthimit të TVSH-së në Arsim dhe çmimet e qirave të banesave në Tiranë janë rritur më tej këtë vit fluksi i lartë i turistëve që vijuan të jenë të shumtë edhe këtë muaj.

Krahasuar me muajin gusht 2023, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” u rritën me 1,7%, pasuar nga çmimet e grupit “Transporti” me 1,3%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, “Veshje dhe këpucë” me 0,8%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4%, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,80 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,41 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,40 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,21 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,46 pikë përqindje./Monitor/

të fundit

Manzambi ndez Botërorin me Zvicrën, Freiburg i rrit fort vlerën në treg

Shkëlqimi i Johan Manzambit në Kupën e Botës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.Talenti 20-vjeçar…

31 minutes ago

Unai Simon shkruan histori në Botëror, thyen rekordet e Zengës dhe Casillas

Unai Simon ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri për serinë më të…

1 hour ago

NASA zotohet të çojë një top futbolli në Hënë nëse SHBA fiton Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e SHBA-së ka marrë një motivim të pazakontë për vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Botës 2026. Nëse amerikanët…

2 hours ago

Goli, festimi në stilin e LeBron dhe përjashtimi pas VAR-it: Folarin Balogun u bë menjëherë i njohur në SHBA

Folarin Balogun u shndërrua në një nga emrat më të përfolur në SHBA pas fitores 2-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Kupën…

2 hours ago

Luhatjet e motorit në regjim boshe, nga vijnë dhe cilat mund të jenë arsyet?

Kur motori punon në gjendje boshe (në “ler”), pritet që të punojë qetë dhe në mënyrë të balancuar. Por çfarë…

2 hours ago

“The Albanian Files”, Ola Xama: Edi Rama personally invited the architects, suspicions of conflict of interest

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për librin “The Albanian Files”, që…

2 hours ago