Menjëherë pas ai përmend emri në Komisionin Hetimor për zbardhjen e koncesionit të Inceneratorëve nga Erion Veliaj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një reagim në rrjetin social “facebook”.
Kryemadhi thekson se Veliaj i di shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkia, ku shton se për miratimin e një vendimi për 30 mije lekë të vjetra duhet vendim i Këshillit Bashkiat, por për një koncesion 30 – vjeçar jo më.
Postimi i Monika Kryemadhit:
“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit.
Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?” /albeu.com
Vijon…