“I pëlqente e dashura e Stivenit, 20-vjeçari e kishte rrahur”, miku i autorit zbardh detaje nga vrasja në derë të shtëpisë: I zuri pritë

Vrasja e një 20-vjeçari në derë të shtëpisë nga dy 18-vjeçarë tronditi kryeqytetin mëngjesin e djeshëm.

Stiven Toshkëzi, u godit për vdekje me thikë pas shpine. Autorë të dyshuar të ngjarjes janë Enzi Maze (i arrestuar) dhe Axel Hoxhaj, i cili ndodhet ende në arrati.

BW ka siguruar dëshminë e Mazes në polici, i cili ka thënë se shoku i tij ishte rrahur nga viktima.

18-vjeçari ka thënë para grupit hetimor se shkak i sherrit mes dy të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Axelit, e cila mësohet se ishte e dashura e 20-vjeçarit.

Duke u ndalur te nata kur ndodhi krimi, Maze pohoi se shoku i tij i kishte thënë se do të takonte Toshkesin për t’u sqaruar dhe jo për ta plagosur me thikë./Albeu.com/

 


Shtuar 19.04.2023 11:41