Për shkak të dy prindërve të tyre politikanë, tre fëmijët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, kanë dashur s’kanë dashur, kanë qenë në qendër të vëmendjes, që kur ishin bebe.
Bora, Besari dhe Era mund të kenë qenë fëmijët më të fotografuar për sa kohë ishin të vegjël, sepse dy prindërit e tyre kanë qenë e vazhdojnë të jenë të kërkuar nga gazetarët, të cilët pas sfondit politik të hedhur si konsum të përditshëm gazetave dhe televizioneve e, kanë kërkuar herë pas here të servirin si desert jetën private të çiftit, sidomos fëmijët.
Dhe Iliri me Monikën kanë qenë përherë bujarë në këtë pikë.
Djali i tyre, Besai është sot 22 vjeç dhe Monika ka treguar gjithmonë marrdhënien speciale me të.