shqiperi

I la një vend në grupin për reformat, Basha refuzon ftesën e Bardhit: Ne s’jemi nisur për karrige

Edhe pse nga komisionet hetimore u lanë jashtë, grupit të Lulzim Bashës iu rezervua një vend në komisionin ku do të diskutohet për ligjet dhe reformat që kërkojnë 84 vota. Nga selia blu, në përfundim të mbledhjes së grupit, Gazment Bardhi ftoi deputetët e Bashës, t’i bashkohen tryezës së dialogut me mazhorancën.

Por Basha e ka refuzuar ftesën e Bardhit duke nënvizuar se qëllimi nuk ishte karrigia. Ai shtoi se Enkelejd Alibeaj ishte në Komisionin për Reformën Zgjedhore për të kërkuar listat e hapura, votimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë votimi.

Të lidhura

None found

“Edhe ata pak që kanë mbetur dhe që se kuptonim se cilat janë motivet e vërteta të atyre që për interes personal u përpoqën ta thyenin në dysh Partinë Demokratike, duke i bërë dhuratën më të mirë pushtetit të korruptuar ilegjitim të Edi Ramës. Po sot ku janë? Me përqafimin të Edi Ramës me shokë. E kanë nisur si pazar dhe duan ta vazhdojnë si pazar.

Shikoni çfarë thonë sot, “ejani ju se kemi dhe një karrige për ju”. Ne se kemi nisur këtë për karrige. Se kemi nisur për karrige, s’ishte kjo punë për karrige. Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij. As i kisha thënë unë rri për karrige. Ishin listat e hapura, ishte për votimin elektronik, ishte për votën e diasporës, ishte për Shqipëria një zonë.”

Ndërsa e kosideroi sërish marrëveshjen PS- Rithemelimi një pazar, tha se që të sigurohen ndryshimet e sugjeruara nga pala e tij në Kodin Zgjedhor duket të marrë fund.

“S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve, ne duam që pazari 34 vjeçar i fëlliqtë, trashëgimnia më e pisët e Ramiz Alisë, trashgimtarit të fundit komunist të marrë fund. Sepse është ky Pazar që rëndon pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrësit dhe profesionistët, fermerët dhe arsimtarët, rininë shqiptare. S’na duhen karriget. Thojini shqiptarëve sot, ku qëndroni në raport me listat e hapura? Jeni për lista të hapura, po apo jo, votoni për listat e hapura, votimin elektronik, Shqipëria një zonë, votën e diasporës, s’na duhen karriget. Këtë betejë nuk e nisëm për karrige, por janë kaq të obsesuar me karrigen, e kanë ngjitur kaq shumë kokën, barkun pas karrigeve sa u është bërë mendja karrige. Dhe mendojnë se pasi bënë pazarin me Edi Ramën, mund të kthehen tek ne e të na thonë: keni dhe ju një karrige. Ju plaçin sytë, se kuptoni që kemi 2 vite e gjysmë që e bëjmë për shqiptarët jo për karrige? Dhe të bësh betejë për shqiptarët nuk është e lehtë në një vend që ka 34 vite kastë politike që bëjnë betejë për veten e vet me metodat dhe mënyrat më të pista”, tha Basha

të fundit

Arben Gashi: After the VV-PDK agreement, political cooperation should no longer be seen as demonizing opponents

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, pas bashkëpunimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK’së që çoi në zgjedhjen e Presidentes së re,…

20 seconds ago

Meeks: Kosovo must maintain strong relations with the United States

Kongresisti amerikan, Gregory Meeks, vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të forta me SHBA-në dhe mbështetjen për integrimin…

46 seconds ago

ERO gives green light to licenses for the Kosovo A and Kosovo B power plants

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar sot me katër vota për dhe asnjë kundër, aplikacionet e Korporatës Energjetike…

1 minute ago

Kosovë-SHBA, krijohet grupi i përbashkët për bashkëpunim në energji

Në Ministrinë e Ekonomisë u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për Bashkëpunim në Fushën e Energjisë ndërmjet Kosovës…

3 minutes ago

Safe City” system to launch on Monday in Ohrid, Struga, Kičevo and Debar

Nga e hëna, më 12 tetor, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të fillojë të funksionojë edhe…

4 minutes ago

Sot dhe nesër reshje intensive në gjithë Shqipërinë, Instituti i Gjeoshkencave: Shtrëngatat mund të sjellin probleme në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë,…

4 minutes ago