Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi tentoi të vidhte një shumë parash në një bankomat.
Shtetasi K.GJE banues në Kuçovë ka tentuar të thyej bankomatin e filialit të një banke në lagjen “Llukan Prifti”, por plani i ka dështuar.
Njoftimi i Policisë:
Kuçovë
Tentoi të vidhte një shumë parash në një bankomat, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas informacionit se një shtetas kishte tentuar të vidhte me thyerje në bankomatin e filialit të një banke në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, organizuan punën dhe si rezultat bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Krimet bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K.(E).Gj., 38 vjeç, banues në Kuçovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.