Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur me pistoletë me vete në ambientet e një lokali, me krehër e municion luftarak.
Në pranga ra K. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.