Humb jetën efektivi/Po ndihmonte një qytetar dhe i ra autoboti i ujit sipër

Edmond Brahimaj, 62-vjeç, ka humbur jetën.

Ai ishte efektiv i policisë rrugore i cili u plagos rëndë ndërsa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji.

Atij i ka rënë depozita mbi trup duke i shkaktuar plagë të rënda, teksa kanë tentuar të heqin krikun që mbante mjetin.

62 vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe pse shkoi me urgjencë në spital për të marrë ndihmë të shpejtë.


Shtuar 13.07.2024 09:31