HIMARË – Një rast i ndërtimeve pa leje është goditur nga policia falë kontrolleve të shtuara në prag të sezonit në Himarë.
Në plazhin e Borshit, në vijën bregdetar është evidentuar një beach-bar e cila ishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.
Sakaq, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për A.F., 45 vjeç i cili po ndërtonte strukturën e beach-bar pa leje.
‘Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. F., 45 vjeç, i cili po ndërtonte një beach bar, pa lejen e organeve kompetente.’, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprimet të mëtejshëm, teksa 45-vjeçari do hetohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.