HARTA/ Punime në disa rrugë të Tiranës, si do të devijohet qarkullimi në qytet për 10 ditët e ardhshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në Facebookm se disa rrugë në Tiranë do të kenë ndryshim në trafik.

Sipas ARRSH, në vijim të punimeve për zbatimin e projektit “Rikualifikimi i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 3” dhe “Plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore Loti 2”, sipas grafikut të punimeve, në datën 16.07.2022, ora 08:00, do të fillojnë punimet për montimin e trarëve të mbikalimit në Shkozë, si dhe punimet e asfaltimit të karrexhatës së majtë dhe të djathtë të rrugës kryesore të segmentit rrugor Farkë-Shkozë.

Për realizimin e këtyre punimeve është e nevojshme të kryhet bllokimi i segmentit të unazës Lindore Farkë-Shkozë. Përdoruesit e këtij segmenti rrugor do të devijojnë nga rruga kryesore në nyjën e Farkës duke përdorur rrugën “Ali Shefqeti” dhe “Alajdin Frashëri” deri në rrethrrotullimin e Shkozës dhe anasjelltas.

Në këto pika të devijimit do të vendoset sinjalistika e përkohshme orientuese për qarkullimin e mjeteve.

Kryerja e këtyre punimeve është parashikuar të zgjasë rreth 10 ditë./albeu.com

https://www.facebook.com/arrsh.gov.al/posts/pfbid0iRAWXkgYQS4KSP8TPEWq11e8VMZRuhRNZNEUYoTvUH8wcPNffbKmrsvhfqwzNHz1l?__cft__[0]=AZWuhE_b3GxGO4BkbYrK5avWZIRz-pVNZmT2iPPn6RwIUFm45aYQNEio_nvAx_p3zqThEM_Wenxs2fm-tJgOJFMJCpORKXgIw92LTD-NjOOQh2b6tPcR6d_u9Cau3QG7_A-jruN-ZP7cBbisMpTLCR5wDGJVh_jWro1BaXwm9mmje076jgpeMgYaMRevEWzqlp0&__tn__=%2CO%2CP-R

 

 


Shtuar 13.07.2022 16:14