“Hap kutitë”/ KAS shtyn sërish vendimin për kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Himarë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vijon sot me shqyrtimin e kërkesës se koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili kërkon pavlefshmëri për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës.

Gjatë parashtrimit të pretendimeve, një ditë më parë juristi i Partisë Demokratike Franci Nuri kërkoi nga KAS hapjen e kutive të votimit për të shqyrtuar materialet zgjedhore, kërkesë e cila do të shqyrtohet sot.

Në mbledhjen e sotme i pranishëm është vetë Nuri, i cili kërkon “hapjen e kutive”, teksa pritet që të njoftohet dhe vendimi i KAS.


Shtuar 22.08.2024 12:53