GREQI/ Grabitën me armë një pikë lojërash fati, arrestohen dy shqiptarë

Dy persona me origjinë shqiptare, të moshës 24 dhe 26 vjeç, të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur pak pas orës 3 të mëngjesit një pikë lojrash fati në rrugën “Gounari” në Glifadha, sipas burimeve policore.

Me armë ata kanë kërcënuar 44-vjeçaren punonjëse të pikës dhe pasi e kanë neutralizuar, kanë marrë paratë nga kasa dhe janë larguar me vrap.

Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe duke pasur në duar përshkrimin e mjetit me të cilin u arratisën autorët, arriti të gjejë vendodhjen e tyre, raportojnë mediat greke.

Skuadra OPKE ndaloi mjetin dhe vuri në pranga dy autorët me origjinë shqiptare.


Shtuar 28.01.2024 10:09