Gramsh/ Qindra vizitorë ndjekin aktivitetin ‘Ëndrra mbi levando’, turistët shijojnë natyrën

Qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria këtë fundjavë thurën ëndrra mbi livando. Në fushat e mbjella me levando Bashkia e Gramshit organizoi një aktivitet në fshatin Kushovë konceptuar bukur “Ëndrra mbi levando” aktivitet i cili synon promovimin e natyrës së mrekullueshme të kësaj zone.

Ndërsa vizitorët të ardhur kanë patur mundësinë të realizojnë foto të bukura në livando por edhe gjatë mbrëmjes kanë shijuar muzikë nga këngëtari i mirënjohur Alban Skenderaj.

Këto aktivitete janë në vazhdimin e tyre pasi bashkia Gramshit ka akoma aktivitete të cilët synojnë të promovojnë Gramshin por edhe të tërheq turistë.


Shtuar 30.06.2024 19:28