GRAFIKU/ Vazhdon rënia e ndjeshme e çmimit të naftës, çfarë do të vendosë sot Bordi?

Nafta ka shënuar sërish rënie në bursë. Nga grafikët e tregjeve ndërkombëtare shihet se një fuçi naftë kushton 97.17 dollarë.

Ndërkohë një ditë më parë, çmimi i naftës ra me 5% dhe një fuçi kushton diçka më pak se 104.4$ dhe disa ditë më parë ka qenë 123.70 dollarë.

Një fakt tjetër është se çmimi i naftës në bursa sot është njësoj sa ka qenë para luftës, në fillim të muajit shkurt ku çmimi ishte 194 lekë/litër, raporton albeu.com.

Kjo tregon se trendi i çmimit të naftës në bursa është në rënie, dhe normalisht pritet të reflektohet dhe në karburantet në Shqipëri.

Megjithatë, sot pritet të mblidhet Bordi i Administrimit të Karburanteve.

Kujtojmë që kjo është mbledhja e dytë e Bordit të Administrimit të Karburanteve, i cili në mbledhjen e parë, që u zhvillua më 12 mars, vendosi çmimet për produktet e benzinës, naftës dhe gazit, me një vlerë prej 217 lekë/litri ndërsa gazi u përcaktua me vlerën 93 lekë/litri.


Shtuar 15.03.2022 10:16