Avokati Saimir Vishaj nëpërmjet një postimi në “facebook” ka denoncuar se Gjykata e Larta që nga viti 2016 e në vazhdim po prish vendimet për personet e vdekur ose që kanë kryer krime dhe kanë mbaruar vuajtjen e dënimit.
“Siranat e alarmit për Gjykatën e Lartë po bien. Avokat zgjohuni…!” shkruan Visha.
Postimi i plotë:
(Prangat)Nuk janë per cdo njeri…Cfar po ndodh ne Gjykaten e Larte me dosjet e 2016 e vazhdim me kolegjin penal..
Po prishen vendime ne dhome keshillimi pa palet as prokuror dhe as avokat apo njoftim per te denuarit… jemi kthyer 20 vite mbrapa me gjykaten e larte kur gjykonin me 3 gjyqtare..
Po prishin vendime per masa aresti per njerez te vdekur..
Kane alergji per nenin 59 te KP… po nuk thone gje per ata qe kan kryer 3 vjet sherbim prove si denim alternativ apo LPK
Po prishin vendime per te denuar qe kane mbaruar vuajtjen e denimit..
Sirenat e alarmit per gjykaten e larte po bien!!!
Avokat zgjohuni…