Gazetari “plas bombën”: Ambasada amerikane u jep shtetasve të vet listë me lokalet ku s’duhet të hyjnë, edhe gjyqtarët e kanë

Gazetari Sokol Bregu ka komentuar masakrën e “Don Boskos” mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e të shtënave me armë, humbi jetën Mimoza Paja, 58 vjeç dhe u plagosën nga breshëria e kallashnikovit 5 persona të tjerë. Edhe mbesa e Mimozës, 10 vjeç mbeti e plagosur nga ciflat e xhamave të lokalit ku ndodhi masakra.

Bregu i ftuar në “Top Story” tha se 90% e lokaleve në Shqipëri janë në pronësi të trafikantëve. Sipas tij, çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë.

Sokol Bregu: Unë e shoh si një histori vetëshkatërrimi i shoqërisë shqiptare. 90% e lokaleve në Shqipëri janë në pronësi të trafikantëve, 90% mos më shumë, çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë. Edhe gjyqtarët kanë një listë ku nuk duhej të shkonin në Tiranë. Një pjesë e madhe që nuk iu bindën dhe humbën Vettingun se shkonin pinin kafe duke e ditur se e kishin listën. Kudo ku ulesh rrezikohesh.

Ju thatë që është e varfër, cila banakiere në Shqipëri është e pasur? Sepse kjo është historia e shoqërisë shqiptare, s’kanë ku shkojnë, kriminelët apartamente dhe lokale dinë të krijojnë, dy apartamente t’i japin me qira dhe lokale të rrinë me shokët. Është një vend krimi, para një viti hyri dikush dhe ngatërroi shënjestrën, e kuptoni në çfarë logjike? Se trafikanti që donte të vriste ishte klient i këtij lokali, pjesa më e madhe është pronë e tyre. Në vetëshkatërrimin total gjejmë një mënyrë, që ishte në kërkim pse u lirua, harruam që të bëjmë një protestë. A mendoni se vetëm gjykata e shkatërroi Falkonen? Ishin protestat.

Sulmi mafioz ndodhi në rrugën “Anastas Shundi” në Don Bosko rreth orës 20:50 në lokalin në pronësi të Fation Muratit.

Ky i fundit u arrestua në tetor 2022, por dy muaj më vonë Gjykata e la në “arrest shtëpie.”

Pavarësisht kësaj, ditën e djeshme pas kontrollit në shtëpinë e tij policia nuk e ka gjetur Muratin në banesë. Dyshohet se ky i fundit është arratisur dhe është larguar jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë se të plagosur mbetën: Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare./Albeu.com/