Në këtë periudhë urgjenca pediatrike e QSUT po përballet me një fluks të shtuar të pacientëve. Mbi 200 raste paraqiten çdo ditë, kryesisht fëmijë me infeksione virale të aparatit respirator.
Albert Lama, mjek pediatër në urgjencën e QSUT-së, thotë se shumica e këtyre rasteve shfaqin kollë dhe temperaturë, ndërsa disa fëmijë shfaqin edhe diarre ose të vjella.
Lama rekomandon që në rastet me simptoma të lehta të fillohet trajtimi tek mjeku i familjes, duke evituar mbingarkesën e urgjencave.
Ndërkohë, stafi i Urgjencës Pediatrike po punon intensivisht për të përballuar numrin e madh të fëmijëve që kërkojnë ndihmë, duke u siguruar që çdo rast të marrë trajtimin e duhur.
