shqiperi

Fitimi i tregut të sigurimeve, në rritje për të tretin vit radhazi

Tregu i sigurimeve i rriti fitimet për të tretin vit radhazi në 2021.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), rezulati financiar i tregut arriti vlerën e 1.12 miliardë Lekëve ose 9.3 milionë Eurove. Krahasuar me vitin 2020, fitimi i siguruesve shqiptarë është rritur me 7.9%.

Të lidhura

None found

Megjithëse të dhënat e detajuara financiare nuk janë ende të disponueshme, vlerësohet se ndikimin kryesor pozitiv në zgjerimin e fitimeve vitin e kaluar e ka dhënë rritja e të ardhurave nga primet. Sipas AMF, primet e shkruara bruto për vitin 2021 u rritën me 16%, ndërsa të ardhurat neto nga primet në total u rritën me 11.6%, krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, tendenca e fitimi edhe këtë vit ka qenë e ndryshme për tregjet e sigurimit të Jetës dhe të Jo-Jetës. Kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës raportuan fitim neto në vlerën e 992 milionë lekëve ose 8.2 milionë Eurove. Fitimi i tregut të Jo-Jetës u rrit me 12.5% krahasuar me vitin 2020.

Raporti i dëmeve neto (pa përfshirë pagesën e dëmeve nga risiguruesit) në raport me primet e fituara neto vitin e kaluar u rrit në 34.4%, nga 31.9% që kishte qenë një vit më parë.

Megjithëse në terma bruto vitin e kaluar u paguan më pak dëme, në to pati një pjesë më të vogël të paguar nga risiguruesit. Kjo lidhet në një masë të madhe me strukturën e dëmeve. Në vitin 2020, pjesa më e madhe e dëmeve ishin të lidhura me tërmetin e nëntorit 2019. Zakonisht, katastrofat janë përgjegjësi që masën dërrmuese risigurohen dhe kompanitë shqiptare paguan vetëm një pjesë të vogël të faturës së dëmeve.

Ndërkohë, vitin e kaluar tregu iu kthye tendencave normale, ku dëmet u dominuan kryesisht nga sigurimet motorike, ndaj edhe pagesat neto të tyre nga kompanitë e sigurimeve u rritën.

Por, ndërsa shpenzuan më shumë për dëme, kompanitë e sigurime ulën disi shpenzimet e tjera të aktivitetit. Raporti i shpenzimeve, që përfaqëson raportin midis shpenzimeve operative neto dhe shpenzimeve të tjera neto për sigurimet kundrejt primeve të fituara neto, vitin e kaluar ra në 58.6%, nga 60.6% që kishte qenë një vit më parë.

Kompanitë e sigurimit të Jetës pësuan rënie të fitimit neto për të dytin vit radhazi, në shumën e 129 milionë lekëve, 18.8% më pak krahasuar me vitin 2020. Sipas AMF, rënia është ndikuar kryesisht nga rritja e shpenzimeve operative përkundrejt primeve të shkruara bruto, si edhe rritja e pagesës së dëmeve. Kompanitë e sigurimit të jetës janë prekur ndjeshëm nga rritja e vdekjeve që është regjistruar në periudhën pas pandemisë dhe efektet në dëme janë ndier sidomos vitin e kaluar.

Në fund të vitit të kaluar, kompanitë e sigurimeve zotëronin një kapital aksioner në vlerën e 13.6 miliardë Lekëve ose 112 milionë Eurove, në rritje me 7.5% krahasuar me një vit më parë. Rritja e fitimeve ka dhënë ndikimin kryesor në zgjerimin e kapitalit të tregut. /Monitor

 

të fundit

Rama mbron renditjen e Shqipërisë në sigurinë kibernetike: Sulmet erdhën “si tufa sorrash”

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me renditjen e Shqipërisë e para në indeksin global…

4 minutes ago

Flakët përfshijnë zonën pyjore mbi Sinicë në Devoll, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të martë një sipërfaqe pyjore në zonën e njohur si “Lëndina e Madhe”,…

6 minutes ago

Gjini: AAK Has Maintained a Constructive Stance on Forming Institutions

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së…

10 minutes ago

Kruja narrowly escaped being reduced to ashes due to his negligence; elderly man who started fire to burn waste in Abaze released

Është lënë i lirë ditën e sotme 73-vjeçari Qemal Berhami, i cili u vu në pranga nga Policia e Krujës…

11 minutes ago

Gas Pipe Explodes on Watercraft in Velipojë, 39-Year-Old Sent to Trauma Hospital

Një ngjarje aksidentale është regjistruar pasditen e kësaj të martë në zonën e Velipojës, ku një 39-vjeçar ka mbetur i…

11 minutes ago

August 12 Eclipse, Doctors’ Warning: Regular Sunglasses Do Not Protect the Eyes

Eklipsi diellor i 12 gushtit do të jetë një spektakël i rrallë në qiell, por mjekët paralajmërojnë se shikimi i…

11 minutes ago