Anash

GRAFIKËT/ Degradon tregu i sigurimeve, SIGAL rrit të ardhurat, por ul dëmshpërblimet: AMF bën sehir, gjithçka nisi pas ikjes së austriakëve dhe rikthimit të Avni Ponarit

Tregu i sigurimeve ka hyrë në një rrjedhë të rrezikshme gjatë muajve të fundit me largimin e austriakëve të Uniqa Group Austria, ku kompani që kanë një pjesë të mirë të tregut po rrisin ndjeshëm të ardhurat nga primet për siguracionet e makinave, ndërkohë që ulin në mënyrë të vazhdueshme dëmshpërblimet ndaj shoferëve të aksidentuar.

Skyweb.al, është një ndër mediat që ka raportuar vazhdimisht në lidhje me këtë treg dhe vëren se interesat e qytetarëve janë duke u cënuar me bekimin e AMF, një institucion i cili duket tërësisht i atrofizuar dhe bunkerizuar nën drejtimin e zonjës Mimoza Kaçi, duke funksionuar më shumë si noter i z.Avni Ponari se sa në rolin e rregullatorit.

Të lidhura

None found

Më herët, skyweb.al raportoi në lidhje me këtë fenomen në tregun e sigurimeve, ku të ardhurat rriten, ndërkohë që dëmshpërblimet ulen, duke bërë pjesë të analizës edhe mundësinë e ndonjë zhvillimi sezonal, por dalja e statistikave të qershorit, konfirmon të kundërtën: Qytetarët shqiptarë janë duke paguar sigurime pa u dëmshpërblyer! Dhe e gjitha kjo duket e organizuar.

Më konkretisht.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, kompanitë e sigurimeve realizuan rreth 87 milionë euro të ardhura nga primet prej sigurimeve motorike ose rreth 11 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa kanë paguar vetëm 23 milionë euro dëmshpërblime.

Kompania SIGAL zë peshën më të madhe në këtë treg duke realizuar rreth 20 milionë euro të ardhura nga primet e sigurimeve motorike gjatë janar-qershor 2025, ndërkohë që rezulton sipas të dhënave të AMF që ka paguar vetëm 6 milionë euro dëme ose rreth 7.5 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë edhe pse të ardhurat gjatë gjysmës së parë të 2025 janë rritur me 13% për këtë segment të tregut të sigurimeve.

Ironia qendron në faktin se një kompani tjetër, edhe pse nuk ka numrin e kontratave të sigurimeve motorike të SIGAL, paguan më shumë dëmshpërblime se sa kjo e fundit.

Skyweb.al konstaton se trendi rënës në dhënien e dëmshpërblimeve nga SIGAL ka nisur që në mars 2025 (shih grafikun), periudhë e cila përkon me rikthimin e z.Avni Ponari si aksioner i vetëm i kësaj kompanie pas largimit të austriakëve të Uniqa Group Austria.

Të dhënat tregojnë se në mars 2025, dëmshpërblimet e SIGAL për sigurimet motorike ranë me rreth 3 për qind; në prill ranë me 1.28%; në maj ranë me 4.83% dhe në qershor ranë me rreth 7.5%.

Redaksia kontaktoi me SIGAL duke kërkuar një koment mbi shkaqet e treguesve të mësipërm, por kompania zgjodhi të mos përgjigjej deri në publikimin e këtij shkrimi.

AMF vijon të mos ketë asnjë reagim mbi treguesit problematikë të tregut të sigurimeve pavarësisht insistimit të redaksisë për një qendrim.

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave nisëm t’i shohim që tani me degradimin e rrëzikshëm të këtij tregu edhe nga kompani që pritej të ishin pararojë për shkak të eksperiencës austriake.

Bunkerizimi i AMF

Degragimi i tregut të sigurimeve në Shqipëri, ku qytetarët paguajnë më shumë dhe dëmshpëblehen më pak, ndryshe nga sa ka qenë më parë, është duke ndodhur nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

AMF është institucioni rregullator i tregut të sigurimeve dhe gjatë dekadës së fundit ka patur një rol qendror dhe në mbështetje të interesave të qytetarëve shqiptarër, por situata ka ndryshuar muajt e fundit.

Sëfundmi, AMF është duke shërbyer jo si institucion rregullator i tregut, por si zyrë noterie për aktorë që ikin dhe rikthehen në treg dhe kur rikthehen duan t’i bëjnë rregullat e lojës sipas interesit të tyre.

Miratimi i koeficientëve të rinj të rriskut ku favorizoheshin ndjeshëm kompanitë e sigurimeve duke dëmtuar interesat e qytetarëve, ishte sinjali i parë që gjërat kishin nisur të ndryshonin për keq në AMF, ndërkohë që në treg po futej Avni Ponari. Koecientët e rinj hynë në fuqi në janar 2025, ndërsa z.Ponari mori frenat e SIGAL pak javë më vonë.

Rastësi?

/skyweb.al 

të fundit

Safet Bajri, Laert Haxhiu, Redian Rraja dhe…/ “41 Biss” rikthehet me masa ekstreme sigurie, gati lista me të paktën 27 të dënuar

Lufta ndaj krimit të organizuar duket se ka hyrë në një fazë të re edhe brenda sistemit penitenciar shqiptar. Pas…

14 minutes ago

Komisioni i “Territoriales”/ Boçi në Dibër: Reforma e 2014 ishte partiake, jo administrative. Shpopullimi është prova e dështimit

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesën e radhës në Dibër, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit…

22 minutes ago

Ambasadorët e vendeve të BE-së miratojnë draftin e përkohshëm të EUCP, zbulohet data e Konferencës Ndërqeveritare

Përfaqësuesit e 27 vendeve të Bashkimit Europian kanë miratuar draftin paraprak të EUCP-së, duke hapur rrugën për mbajtjen e Konferencës…

49 minutes ago

Ukraina sulm me dronë në një shkollë të mesme në Luhansk, humbin jetën katër persona, plagosen 40 të tjerë

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron në një…

1 hour ago

“Vij nga një vend që njihej si ‘Koreja e Veriut e Europës’”, Rama në Tokyo: Duam të “martohemi” me BE-në. Jemi në fazën vendimtare të rrugëtimit europian!

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës në Japoni, këtë të premte mbajti një fjalim në Universitetin e Kombeve të…

2 hours ago

Armëpushim i menjëhershëm dhe zhbllokimi i Ngushticës së Hormuzit, mediat arabe: Marrëveshja Iran-SHBA do të shpallet në orët e ardhshme

Media arabe “Al Arabiya” raporton se sipas burimeve të saj, drafti përfundimtar i një marrëveshjeje të mundshme mes Shteteve të…

2 hours ago