Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi në 2021 tentoi të vriste armë Iljaz Ismailin në Poshnjë të Beratit. Adriatik Shabanaj u arrestua në banesën e tij në lagjen ‘1 maji’ në Fier në kuadër të operacionit të koduar ‘Wanted’ dhe policia e cilëson si një person me rrezikshmëri shoqërore.
Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vrasje me dashje”, të ngelur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
“38-vjeçari, në vitin 2021, në Berat, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas” informoi sot policia e Fierit.
Atentati i 22 majit 2021
Në 22 maj 2021 u tentua të vritej Iliaz Ismailaj I cili sapo ishte kthyer nga Anglia. Si autorë të krimit u arrestuan Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj. Nga një video të siguruar atëherë nga Shqiptarja.com ngjarja ka ndodhur në një lavazh të fshatit. Në makinë kanë qenë 5 persona, njëri prej tyre i armatosur. Nga sa u mësua atëherë autorët kanë tentuar që ta marrin me forcë, por nuk ia kanë dalë dot.Teksa autori i armatosur ka rrëshqitur dhe i ka rënë arma nga dora. Në vendngjarje ka qenë edhe vëllai i Iliaz Ismailaj, i cili i ka dalë në mbrojtje.Për këtë krim u arrestua Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj të cilët në gjykatë kanë mohuar që kanë qenë autorët. Nuk dihet si ka vijuar procesi gjyqësor ndaj tij por dihet që sot Shabanajt i janë vënë prangat për të njëjtën krim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat celular që ky shtetas përdorte.