Fëmijët nuk shpëtohen duke ua dhënë të tjerëve, duke i çuar rrugëve të Evropës e duke i lënë andej të vetëm fillikat që të marrin dokumentat, duke i detyruar të emigrojnë me çdo kusht e me çdo mundësi, apo edhe duke i projektuar që të vegjël për të ndërtuar jetën larg vendlindjes së tyre!
Prindërit mund t’i shpëtojnë fëmijët e tyre duke luftuar çdo ditë që vendi i tyre të funksionojë më mirë, të mos ketë korrupsion, të mos guxojë njeri t’u shkelë të drejtat, të kenë mirëqenien që meritojë, jo duke mbyllur gojën apo duke u bërë pjesë e së keqes, e pastaj duke thënë që s’bëhet ai vend!
Të lidhura
None found
Prindërit kanë përgjegjësi për fëmijët, jo vetëm nga ligji, por nga Zoti! Kanë përgjegjësi jo vetëm t’i lajnë, t’i veshin e t’i ushqejnë, por edhe të luftojnë për të drejtat e tyre, të luftojnë për një vend ku atyre të mos u mungojë gjë!
Të rrisësh fëmijën tënd duke i dhënë çfarë të mundesh individualisht, pa i lënë trashëgimi një shtet dhe një shoqëri që garanton mirëqenien e tyre, s’është as çereku i detyrës prindërore!
Nga Edlira Çepani/albeu.com
