shqiperi

Familjarët nuk janë paraqitur për ta tërhequr, trupi i Arben Lleshit ndodhet ende në morgun e Tiranës

Trupi i pajetë i Arben Lleshit, i cili u ekzekutua në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë Peqin, më 15 dhjetorit 2023, nga Sokol Mjacaj, po mbahet në morgun e Tiranës.

Familjarët e Lleshit nuk janë paraqitur pranë institucioneve për të tërhequr trupin, sipas procedurave përkatëse.

Arben Lleshi vuante dënimin për vrasjen e një bashkatdhetari në Angli. Në 10 prill 2012, ekzekutoi Agim Hoxhën në një apartament në qytetin anglez të Southempton dhe më pas, trupin e tij e dogji në një makinë tip “Mercedes Benz”.

Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i autorit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Dy vëllezërit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për shkaqet se përse ekzekutuan Agim Hoxhën. Sipas mediave britanike, dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë në Angli.

Nga ana tjetër, shkaku i ekzekutimit të Lleshit besohet se erdhi si pasojë e një konflikti. Mjaçaj ka deklaruar se me Lleshin kishte konflikt pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor, por sipas prokurorisë është thjesht alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë.

Nëse familja vendos të mos e tërheqë trupin brenda 60 ditëve, Instituti i Mjekësisë ligjore kërkon autorizim nga prokuroria e Elbasanit dhe varrimi kryhet nga bashkia, sipas procedurave ligjore.

të fundit

Sa kushtoi dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce? Ceremonia luksoze mund të ketë kapur vlerën e 30 milionë dollarëve

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce, e mbajtur më 3 korrik në New York, është cilësuar si një nga…

1 minute ago

Spanja mposht Francën dhe fluturon në finalen e Botërorit 2026

Spanja ka dhënë një paraqitje të madhe në gjysmëfinale dhe ka mposhtur Francën me rezultat 2-0, duke siguruar një vend…

3 minutes ago

Uashingtoni ekzekuton ofensivë të re mbi caqet ushtarake iraniane, zbatohet embargoja detare

Forcat amerikane kanë kryer një valë të re goditjesh ndaj instalimeve ushtarake në Iran, vetëm një orë pasi hyri në…

4 minutes ago

Hargreaves pas takimeve me Maqedoncin dhe Jasharin: Mbështetje për FSK-në drejt standardeve të NATO-s

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se siguria evropiane është në zemër të miqësisë së thellë Britani e Madhe-Kosovë.…

7 minutes ago

Përplaset për vdekje 80-vjeçarja në Vranisht të Vlorës, shoqërohet në polici drejtuesi i automjetit

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vranisht–Vlorë, ku një këmbësore ka humbur jetën pasi…

9 minutes ago

Hapen rrugë ligjore për implementimin e sistemeve inteligjente të transportit në Maqedoni

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski informoi se po bëhen ndryshime në pesë ligje në mënyrë që të mundësohet…

17 minutes ago