Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce, e mbajtur më 3 korrik në New York, është cilësuar si një nga ceremonitë më madhështore dhe të kushtueshme të viteve të fundit. Sipas vlerësimeve të ekspertëve të industrisë, organizimi i saj mund të ketë kushtuar nga 20 deri në 30 milionë dollarë.
Esther Lee, drejtoreshë editoriale e The Knot Worldwide, tha për Page Six se ceremonia ishte shumë larg standardit të një dasme tipike në Shtetet e Bashkuara, ku shpenzimet mesatare llogariten rreth 34 mijë dollarë.
None found
Vetëm rezervimi i vendit ku u zhvillua ceremonia, masat e sigurisë dhe transformimi i ambientit mendohet të kenë kushtuar mes 5 dhe 10 milionë dollarëve. Ndërkohë, dekori me lule dhe arredimi luksoz vlerësohen në rreth 5 milionë dollarë.
Edhe organizimi i pritjes për afro 1.000 të ftuar ishte një investim i konsiderueshëm. Sipas raportimeve, shërbimet e kateringut dhe logjistika kushtuan nga 2.5 deri në 3 milionë dollarë.
Taylor Swift dhe Travis Kelce zgjodhën veshje të personalizuara nga Christian Dior Haute Couture, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 2 milionë dollarësh. Këngëtarja e kompletoi pamjen me këpucë të punuara me porosi nga Christian Louboutin dhe bizhuteri Cartier.
Luksi nuk mungoi as për të ftuarit, të cilët morën dhurata ekskluzive, përfshirë çanta të markave të njohura, ora Cartier dhe madje edhe një makinë kabriolet vintage. Vetëm shpenzimet për sigurinë raportohet se arritën deri në 2 milionë dollarë.
Atmosferën e mbrëmjes e bënë edhe më të veçantë performancat live të artistëve të njohur, mes tyre Stevie Nicks dhe Paul McCartney.
Përpara ditës së dasmës, çifti tërhoqi vëmendjen edhe për një gjest bamirësie, duke dhuruar 26 milionë dollarë për mbi 20 organizata.
Sipas mediave ndërkombëtare, pasuria e Taylor Swift vlerësohet në rreth 2.1 miliardë dollarë, ndërsa ajo e Travis Kelce në afro 100 milionë dollarë.
Real Madridi ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Elche, në kuadër të xhiros së gjashtë në La…
Pak orë e ndajnë Kosovën nga një prej vendimeve gjyqësore më të pritura dhe më të ndjeshme në historinë e…
Më shumë se 100 mijë persona mbi 100 vjeç jetojnë aktualisht në Japoni, duke shënuar një rekord të ri për…
Pak metra larg Gjykatës Speciale, qindra shqiptarë janë mbledhur sonte me flamuj kombëtarë e pankarta patriotike në përkrahje të krerëve…
Nëna e DJ të famshëm Gëzim Blakaj, të njohur si Gimbo feston ditën e sotme ditëlindjen, e i biri ka…
Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit për t’u kualifikuar në 1/8 e finales së EFL Cup.“Reds” arritën të kualifikohen në…