Siguria evropiane përbën thelbin e partneritetit të ngushtë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, deklaroi ambasadori britanik në vend, Jonathan Hargreaves.
None found
Pas takimit, diplomati britanik i cilësoi si shumë produktive diskutimet e zhvilluara me Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Maqedonci, në prani edhe të atasheut dhe këshilltarit të mbrojtjes nga Britania.
Gjatë bisedës, Hargreaves theksoi se u rikonfirmua përkushtimi britanik për të asistuar FSK-në në rrugëtimin e saj zhvillimor, duke synuar përafrimin me normat dhe mekanizmat e NATO-s, si dhe thellimin e ndërveprimit me Forcat e Armatosura Britanike.
Ky bashkëpunim kontribuon në krijimin e një të ardhmeje më stabile për Kosovën dhe për të gjithë rajonin, përfundoi ambasadori Hargreaves.
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit për dënimin me 12 vite burg të biznesmenit italian Francesco…
Forcat e sigurisë së Kosovës, së bashku me forcat partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia, kanë…
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuara, këtë muaj Kosova ka lidhur…
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet të martën për shkak të mungesës së kuorumit. Këtë e bëri…
Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinovci, së bashku me anëtarët e…
Qumështorja VITA ka reaguar pas dyshimeve të fundit për tejkalim të nivelit të lejuar të aflatoksinës M1 në një lot…