Pesë punonjës policia kanë marrë masën e sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, pasi u vunë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv”.
Në gjykatë u kërkua marrja e sigurisë ndaj personave nën hetim E.M, D.V, E.B, V.Th dhe F.H., në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pasi dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm, duke i përshtatur ato sipas kërkesave të kundërvajtësve.
Po vijojnë hetime për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.