Evropa, ashtu siç e këndoi Fishta!

Nga Edi Oga

Të gjithë e dimë se Shqipëria e sotme BE-së i duhet shumë pak, aq pak sa mendon se nuk ia vlen që pas disa vitesh të pendohet përse na i hapi derën sot, prandaj sajon gjithfarë marifetesh për të na mbajtur tek pragu, me dirën tek çekiçi i trokitjes. Grupimi me Maqedoninë e Veriut është një truk që po verifikohet perfid.

A mendon kush që kopilat burokratë të Evropës nuk e dinin që

Bullgaria do të bllokonte Maqedoninë e Veriut me veto?! Me anë të këtyre trukeve të shpifura, nëpërmjet këtij iluzioni për pranim, të zgjatur si djathë pice, Baskimi Evropian ka vetëm këto dy qëllime në politikën e tij në Shqipëri:

1. Të mënjanojë/pakësojë influencën në territorin tonë e fuqive “të vështira”, lexo Rusi, Turqi, Kinë.
2. Të përftojë falas të vetmin “eksport” të vlefshëm që Shqipëria ofron, skllevërit modernë të punës.

Bashkimi Evropian e di mirë se nëse Shqipëria bëhet pjesë e familjes evropiane, në këtë vend mund të bëhet shtet dhe njerëzit mund të duan të qëndrojnë, të punojnë e të jetojnë në vendin e tyre.

E përse të dojë BE-ja prosperitetin e racës sonë kur ne nuk mësuam kurrë që të duam njeri-tjetrin.

Nga ana tjetër, meqë me këtë punë merren pushtetarët e politikës, as vetë ata nuk kanë asnjë interes që pranimi të ndodhë, sepse në BE nuk i lë kush të vjedhin si më parë!

Në këto 30 vjet, nga liritë që fituam, përdorëm për mirë vetëm lirinë individuale për të ikur nga sytë këmbët!

E mesa duket, këtë po na detyrojnë të bëjmë edhe në 30 vitet në vazhdim. Më pas, nipërve e mbesave do t’ua tregojmë Shqipërinë me ‘Google Earth’ dhe me ato pak foto që mund të kemi ruajtur!

Shtuar 24.06.2022 13:05