Evi Kokalari “braktis” Berishën: Puna ime në Shqipëri mbaron këtu

Evi Kokalari është larguar nga politika dhe Shqipëria, për t’ju rikthyer jetës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kokalari, e cila me anë të një statusi në rrjetet sociale njofton se me krijimin e kryesisë së re të Partisë Demokratike, puna e saj përfundon këtu.

Të lidhura

None found

“Urime kryesisë së re të PD.

Besoj se shumë janë dakort me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, bisnesit, politikës dhe miqve.

Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit.

Një PD e qëndrës apo e qëndrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekadën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve.

Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja.

Duke shpresuar për më të mirën,

Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkruan ajo.

Kokalari erdhi në Shqipëri në mbështetje të Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë kësaj kohe, Kokalari është shfaqur në krah të ish-kryeministrit, në takimet që ky i fundit ka bërë me demokratët anembanë vendit.