Është hartuar lista me 10 golat më të bukur të Euro 2024. Vëzhguesit teknikë të UEFA-s kanë votuar.
Ja golat më të bukur dhe spektakolar të kompeticionit që sapo ka përfunduar:
Lamine Yamal fiton vendin e parë në renditjen e UEFA-s me golin e mrekullueshëm në finalen Spanjë-Francë (2-1).
Vendi i dytë, për finalizimin e Jude Bellingham në Angli – Sllovaki (2-1)
Podium edhe për Xherdan Shaqirin, vendi i 3-të për golin në Skoci-Zvicër (1-1)
Nicolae Stanciu renditet i 4-ti me golin në Rumani-Ukrainë (3-0)
Pozicioni i 5-të për Arda Guler me golin në Turqi – Gjeorgji (3-1)
Në vendin e 6-të, Mert Muldur me golin në Turqi – Gjeorgji (3-1)
Pozicioni numër 7 për Fabian Ruiz, me golin në Spanjë – Kroaci (3-0)
Vendi i 8-të për golin e Ollie Watkins në Holandë-Angli (1-2)
Pozicioni numër 9 për Mattia Zaccagni, me golin e shënuar në Kroaci-Itali (1-1)
Në vendin e 10 gjejmë golin e Xavi Simons në Holandë-Angli (1-2)