Ervis Martinaj gjallë? Çfarë po kërkon RENEA në banesat e Shijakut

RENEA së fundmi ka ushtruar disa kontrolle në zonën e Shijakut. Mësohet se Policia dyshon se “mbreti” i lojërëve të fatit ndodhet në atë zonë.

ABC mëson se RENEA ka ushtruar kontrolle në disa banësa.

Të lidhura

None found

Shijaku, tregon lokacionin përfundimtar, ku është zhdukur Martinaj dhe këtu “mjegullohet” gjithçka. Hetimet e kryera përgjatë kësaj kohe dhe pamjet e kamerave në vende të ndryshme kanë ndihmuar policinë, të ndërtojë intenerarin e lëvizjes së Ervis Martinaj. Aty ku hetimi nuk po përparon, është pikërisht zona e Shijakut.

Ende e paqartë nëse aty fshihet duke inskenuar gjithçka, apo është rrëmbyer dhe mbahet i gjallë apo personat që ai ka takuar atë natë e kanë ekzekutuar. Ervis Martinaj ka takuar për herë të fundit fisin Avdylaj në Shijak. Këto janë dyshimet që ngrihen nga gazetari Elton Qyno, i cili thekson se ky fis ka bërë fushatë elektorale pa fund për kryeministrin Edi Rama në vitin 2017. Ai thekson se Rama nuk kërkon nga policia të sheshojë versionin e inskenimit.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles.


Shtuar 7.10.2022 12:19