shqiperi

EMRI/ Zgjidhet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

Holta Zaçaj është zgjedhur kryetare e Gjykates Kushtetuese.

Në garë ishin Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.

Të lidhura

None found

Pas dështimit të dy raundeve, në këtë raund  Zacaj u zgjodh me 5 vota pro.

PËRBËRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE

1. Holta Zaçaj, kryetare
2. Marsida Xhaferllari, anëtare
3. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
4. Dr. Elsa Toska, anëtare
5. Sonila Bejtja, anëtare
6. Dr. Sandër Beci, anëtar
7. Ilir Toska, anëtar
8. Gent Ibrahimi, anëtar
9. Prof. Dr. Marjana Semini, anëtare

Kush është Holta Zacaj?!
Zacaj është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1998. Në periudhën 2007-2008 ka kryer masterin shkencor për “Titujt dhe rregullimet financiare”, në Universitetin e Georgetown në SHBA, në kuadër të programit Fullbright.

Rrugëtimin profesional e ka nisur si juriste dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, duke u angazhuar në vitet 1999- 2001, në Qendrën “Paqe nëpërmjet Drejtësisë”, projekti për krimet e luftës në Kosovë. Më pas, është angazhuar si avokate në Qendrën e Praktikave dhe Shërbimeve Ligjore të Integruara (QSHPLI), në projektet e ndihmës ligjore falas, si: Klinika Ligjore për të Miturit, Zyra e Avokatit të Qytetit pranë Bashkisë Tiranë, Klinka Ligjore për Refugjatët.

 

 

Nga viti 2008, krahas angazhimit në shoqërinë civile si avokate dhe eksperte e të drejtave të njeriut, ka punuar si avokate dhe nga viti 2018 ka ushtruar profesionin e avokatit edhe në shtetin e Massachusetts, SHBA, në një zyrë ligjore.

Gjithashtu, në periudhën 2009-2013, Zaçaj është angazhuar si lektore në Shkollën e Magjistraturës në trajnimin fillestar, në të drejtën familjare dhe në trajnimin vazhdues në fushën e së drejtës familjare dhe të të drejtave të fëmijëve, si dhe lektore e së drejtës bankare dhe financiare në disa universitete private në Shqipëri, në periudhën 2009-2014.

Po ashtu Zaçaj është angazhuar dhe ka kontribuar si eksperte ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare në një sërë iniciativash të UNICEF-it në Shqipëri, UNICEF-it në Kosovë, UNICEF-it në Gjeorgji, Këshillit të Evropës, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar etj.

Ajo është autore dhe bashkëautore e rreth 30 studimeve dhe botimeve në fushën e të drejtave të njeriut, të të drejtave të fëmijëve, të së drejtës familjare, të së drejtës bankare dhe të titujve.

Zaçaj është bashkëautore e Kodit të Familjes, ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri, paketës ligjore për trajtimin penitenciar të të miturve në Kosovë.
Në muajin janar të vitit 2023 Zaçaj u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ku dhe u betua te presidenti Begaj.

/Albeu.com./

 

 

të fundit

Deschamps tregon për gjendjen e Mbappes: Ndjeu shqetësime në kyçin e këmbës

Franca ka siguruar një tjetër paraqitje në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Marokun me rezultat 2-0 në çerekfinale.…

53 minutes ago

Mbappe sqaron arsyen e zëvendësimit ndaj Marokut: kam vetëm një shqetësim të lehtë në kyç

Franca siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026 pas fitores 2-0 ndaj Marokut në Boston, por një moment…

59 minutes ago

Franca kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele mposhtin Marokun

Franca ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi ka triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Marokut në një…

2 hours ago

Der Spiegel: Amid protests calling for Rama’s ouster, Albania spends 4 million euros at the last minute for Kanye West

Koncerti i reperit amerikan Kanye West në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, teksa vendi prej 39 ditësh…

2 hours ago

Killing in Laç, police: 40-year-old died while being transported to hospital

Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi pak minuta më parë në Kurbin.…

2 hours ago

Gunfire in Laç, one person loses his life (NAME)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur…

2 hours ago