Franca preu biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 pasi mposhti Marokun me rezultatin 2-0 në Boston, megjithatë vëmendjen në fund e mori gjendja e Kylian Mbappe.
None found
Sulmuesi francez u largua nga loja 13 minuta para përfundimit, pasi ndjeu dhimbje në kyçin e këmbës së djathtë. Ai kërkoi të zëvendësohej dhe vendin e tij në fushë e mori Jean-Philippe Mateta.
Pas daljes nga ndeshja, lojtari i Real Madridit u trajtua nga stafi mjekësor në stol. Mjekët i aplikuan akull në pjesën e dëmtuar, çka shtoi shqetësimin mes tifozëve francezë për gjendjen e kapitenit të tyre.
Vetë kapiteni i Francës më pas sqaroi se problemi nuk është serioz dhe lidhet vetëm me një shqetësim të vogël në kyçin e këmbës.
“Kam një dëmtim të vogël në kyçin e këmbës, por jam plotësisht mirë. Mateta ishte në një pozitë më të mirë për të luajtur minutat e mbetura të ndeshjes dhe në atë moment ishte më i freskët fizikisht. Kjo është gjithçka që ndodhi”, deklaroi Mbappe.
Pavarësisht këtij episodi, Mbappe luajti rol vendimtar në suksesin ndaj Marokut. Edhe pse humbi një penallti në pjesën e parë, ai realizoi golin që i dha avantazhin “Gjelave”.
Me këtë rrjetë, ylli francez shkoi në tetë gola në këtë Kupë Bote, duke u barazuar me Lionel Messin.
Në total, Mbappe numëron 20 gola në të gjitha ndeshjet e tij në Botëror, vetëm një gol më pak se rekordi i argjentinasit.
Ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps vijon garën me synimin për të fituar trofeun, pasi në Katar 2022 u rendit në vendin e dytë. Në gjysmëfinale, Franca do të ndeshet me fituesin e përballjes mes Spanjës dhe Belgjikës.
E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…
Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…