EMRI/ Shënohet viktima e parë në Shqipëri nga temperaturat e larta, i moshuari gjendet i vdekur

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat.

Bëhet me dije se i moshuari është Abaz Metaj dhe nga verifikimet paraprake të policisë, mendohet se temperaturat e larta dhe mosha mund të kenë shkaktuar arrest kardiak.

Trupi po dërgohet në morgun e spitalit, për ekzaminimet ligjore.


Shtuar 18.06.2024 21:40