shqiperi

EMRI/ I morën përmes mashtrimit 140 mijë euro pronarit të një exchange në Shkodër, arrestohet në Stamboll gjeorgjiani, në kërkim dy të tjerë

Gjatë operacionit të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj Turke i koduar “TRACKING”, u kap në Stamboll dhe u deportua ne Shqiperi shtetasi gjeorgjian Kakha Joua, si i dyshuar për kryerjen e veprës “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Të lidhura

None found

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj Turke i koduar “TRACKING”.

Operacioni për kapjen e autorit kryesor të vjedhjes me anë të mashtrimit të një shume të madhe eurosh në një pikë të këmbimit valutor në Shkodër.

Mashtruan pronarin e një pike të këmbimit valutor, duke i marrë 140 000 euro, falë punës profesionale të strukturave për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, u identifikuan tre autorët e dyshuar, shtetas gjeorgjianë.

Në vijim të veprimeve të thelluara, Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, nëpërmjet strukturës së specializuar në varësi të tij, bëri të mundur zbulimin e itinerarit të autorit kryesor të dyshuar për këtë ngjarje, i cili po lëvizte nga Sarajeva në Stamboll me destinacion kryeqytetin e Gjeorgjisë.

Informacionin e siguruar për vendndodhjen e autorit kryesor të kësaj ngjarjeje, Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, nëpërmjet Interpol Tiranës e ka shkëmbyer në kohë reale me Interpol Ankaranë.

Në kuadër të operacionit policor “TRACKING”, policia turke, bazuar në informacionin e marrë nga Policia Shqiptare e cila kishte ndjekur lëvizjet e autorit të dyshuar, bëri të mundur kapjen e shtetasit K. J., 40 vjeç, i cili është deportuar në Rinas mesditën e sotme. Në momentin e kapjes në aeroportin e Stambollit, Policia Turke, gjatë kontrollit fizik, i gjeti me vete një shumë prej 7500 euro.

Po në vijim të hetimeve të thelluara nga Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet strukturës së specializuar në varësi të tij, në bashkëpunim me DVP Shkodër, është bërë i mundur edhe lokalizimi i dy autorëve të tjerë, dhe bashkëpunohet ngushtësisht me homologët për kapjen e tyre.

Më datë 09.08.2024, rreth orës 18:00, në sheshin Zdrale, Shkodër, këta shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë pronarit të një pike të këmbimit valutor, shtetasit E. I., shumën prej 140 000 euro dhe më pas janë larguar menjëherë nga Shqipëria.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, pas kallëzimit nga pronari i një exchange, se 3 shtetas e kishin mashtruar në exchange, duke i marrë një shumë parash në euro, u bë i mundur identifikimi i 3 autorëve të dyshuar.

Në vijim të veprimeve, janë shpallur në kërkim edhe dy autorët e tjerë të dyshuar, shtetasit gjeorgjianë G. T., 45 vjeç dhe B. T., 36 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Policia e Shtetit falënderon Policinë turke për reagimin në kohë dhe bashkëpunimin profesional që çoi në finalizimin e operacionit policor “TRACKING”.

të fundit

Azizi: Komandantët e harruan qëllimin e luftës pasi pushteti i dehu

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër lidhur me bilancin e Marrëveshjes së Ohrit, duke kritikuar mënyrën se si…

1 minute ago

OBRM-PDUKM, LSDM and BDI Received Over 45% of Budget Funds for Political Parties

OBRM-PDUKM në pushtet këtë vit mblodhi një rekord prej 2.5 milionë eurosh nga fondet buxhetore të destinuara për financim të…

10 minutes ago

Kosovo/ Following Tensions at the Last Session, PDK Calls for Parliament’s Constitutive Process to Continue on August 14

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër, 14 gusht.   Deputeti…

10 minutes ago

Hair Declared as Synthetic, but Customs Analysis Found It Was Natural

Zyrtarët doganorë, gjatë kontrollit të një mauneje me mall të deklaruar si flokë sintetikë, kanë konstatuar dyshime për deklarim jo…

11 minutes ago

LDK Expected to Convene Its MPs Today

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot. Ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin…

11 minutes ago

PDK MPs Block Government Entrance and Demand the Assembly Be Constituted

Disa deputetë nga PDK-ja  kanë arritur para ndërtesës së Qeverisë, ku pritet të mbahet konferenca për media e paralajmëruar nga…

12 minutes ago