Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar në Tiranë, Elvis Boka, dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, të cilat ishin të punësuar në një subjekt si administratorë dhe kanë përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 25 mijë euro, nga një shtetase, me pretendimin se do t’i blinin asaj një apartament.
Njoftimi i policisë:
None found
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, nga Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në DVP Tiranë.
Vihet në pranga një shtetas që përvetësoi nëpërmjet mashtrimit shumën 25 000 euro.
Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. R., 35 vjeç.
Shtetasi E. B., dhe D. R., duke qenë të punësuar si administratorë në një subjekt, kanë përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 25 mijë euro, nga një shtetase, me pretendimin se do t’i blinin asaj një apartament.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com
Manchester City ka nisur të shqyrtojë mundësitë për transferimin e një sulmuesi të ri, i cili fillimisht do të shërbente…
Një operacion i madh ndërkombëtar policor kundër bandave të anës së errët të internetit e njohur ndryshe si “Dark Web”…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka ritheksuar në Kuvend nevojën për një marrëveshje politike ndërmjet PDK-së dhe…
Mbi 60% e grave që shërbejnë në ushtrinë gjermane kanë përjetuar ngacmime ose abuzime seksuale gjatë shërbimit ushtarak. [...]Read More...
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara, që presidentja Justina Shiroka-Pula ia ktheu…
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është tani lojtari me më shumë ndeshje për “Tre Luanët” me 126 paraqitje, pasi luajti…