Ditën e sotme, drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur ndryshime të tjera në rang drejtuesish në policinë e Shtetit.
Bëhet me dijë se drejtori i Policisë së Lezhës, Oltion Bistri është emëruar drejtor i forcave operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Bistri zëvendëson kështu në këtë post Bujar Ahmatin i cili është transferuar në krye të Drejtorisë për Mbrotjen e Dëshmitarëve. /albeu.com