EMRAT/ Kreu i ri i FSHF, kush do e sfidojë Agron Dukën

Gara për kreun e ri të FSHF-së është tashmë një realitet.

Në garë do të jenë disa kandidat, përfshi edhe kreun aktual të FSHF-së Agron Duka, i cili duket se do të rikandidojë sërish.

Ilda Bejleri, Selami Jenishehri, Suljeman Starova, Dritan Shakohoxha dhe Armando Duka janë në garë për postin e presidentit të ri të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Selami Jenishehri në të shkuarën ka dashur që të jetë pjesë dhe botës së sportit. Tentativa e tij ishte me ekipin e Vllaznisë. Ai e cilëson veten si fabrikë të prodhimit të talenteve.

Ilda Bejleri është ish-moderatorja e sportit në ‘Digitalb’ e cila qëndroi për disa vite me radhë në ekran.

Sulejman Starova ka qënë ish-trajner i ekipeve të superligës shqiptare.

Dritan Shakohoxha është komentatori i njohur i futbollit në vend.

Posti i Presidenti të Federatës Shqiptare të Futbollit ka një mandat 4-vjeçar./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 14:43