Sali Berisha dhe 5 deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi.
Kjo ka ardhur pas kërkesës së PS, lidhur me situatën e krijuar në seancën e shkuar plenare.
Bashkë me Berishën, janë përjashtuar po ashtu Gazment Bardhi, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti.
Kujtojmë se deputetët e opozitës, në seancën e të hënës, krijuan tensione në sallën e Kuvendit duke hedhur tymuese dhe flakadanë.
Madje Flamur Noka, ndezi dhe disa letra qe ndodheshin në tavolinat e deputetëve. Ai u përjashtua nga seanca me vendim të kryepalramentares Lindita Nikolla, megjithatë vijoji seknarin duke mos u larguar nga salla./albeu,com