EMRAT/ Gjykata e Korçës refuzon ekstradimin për personat që vranë 25-vjeçarin shqiptar në Greqi : Do të gjykohen në Shqipëri

Gjykata e Korçës ka refuzuar këtë të premte kërkesën për ekstradim të Gëzim Latjat dhe Armando Tarushllarit të cilët akuzohen nga drejtësia greke se kanë vrarë një bashkëkombas rreth 16 vite më parë. Latja dhe Tarushllari u arrestuan dy ditë më parë dhe paraditen e sotme gjykata caktoi ndaj tyre “arrest me burg”. Gjykata ka vendosur gjithashtu se gjykimi i tyre do bëhet në Shqipëri, duke refuzuar kështu kërkesën për ekstradim nga shteti fqinj.

Vrasja për të cilën akuzohen dy shqiptarët e lartpërmendur ka ndodhur në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta ku mbeti i vrarë Arjan Xhambazi dhe u plagos një tjetër.


Shtuar 24.05.2024 18:34