Elia Zaharia tregon të vërtetën e dhunës të shfaqur në video: Reagova në atë formë pasi…

Aktorja Elia Zaharia ka folur ditën e sotme për videot që u publikuan pak ditë më parë ku shfaqen momente dhune midis saj dhe ish-bashkëshortit, Princ Leka.

Ajo u shpreh se arsyea që ka reaguar në atë mënyrë ishte për të mbrojtur babain, i cili kishte 10 ditë që kujdesej për vajzën e vogël të ish-çiftit. Elia Zaharia gjithashtu shtoi se po jeton në Pallatin Mbretëror pasi ish-bashkëshorti i saj e braktisi.

“Të jesh e bindur që më panë sytë babin të sulmohej dhunshëm dhe mu gris shpirti. Të gjitha provat e dhunës janë në trupin e tij e prokuroria e gjykata i disponon të gjitha. Ti them këto pasi është e rëndësishme që njerëzit që më mbështetën publikisht, duke marrë edhe koston e urrejtjes së partizanëve të palës tjetër, të dinë në thelb që po mbrojnë një njeri që ‘u hodh në fyt’ në mbrojtje të prindit. Asnjë çështje prone nuk ka në mes, çdo gjë është e përcaktuar.

As uzurpim nuk ka, unë me vajzën jetojmë në shtëpinë familjare të cilën ai e braktisi, e kjo deri sa apartamenti që i dha vajzës të ndërtohet! E gjitha kjo sipas kodit të familjes ku mendohet interesi më i lartë i fëmijës. Babai im kishte 10 ditë që kujdesej për mua e për vajzën, se kam qenë me temperaturë e nuk kujdesesha dot. Çfarë nuk me kanë dëgjuar veshët këto ditë! Unë nuk kam as parti, as partizane, që të dalin të më mbrojnë, kam vetëm të vërtetën time”, deklaroi për Top News, Zaharia.


Shtuar 11.03.2024 21:09