ELBASAN– Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Fushe Buall-Shushicë, ku një shofer ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte duke rënë në greminë dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima është identifikuar si Nazmi Boja, 56 vjeç.
Gjetja e automjetit dhe shoferit në vendin ku kishte rënë u bë e mundur pas disa orësh kërkime nga Ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjecat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të Kerkim Shpëtimit Malor.