Ndërtimet pa leje në Sarandë/ 13 masa sigurie për zyrtarë të IMT, legalizimeve dhe të hipotekës (EMRAT)

Policia e Shtetit po ekzekuton disa urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës.

13 masa sigurie janë caktuar për zyrtarë të IMT, të legalizimeve, hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë këtë mbrëmje pas një hetimi të nisur nga Policia dhe Prokuroria Sarandë.

Bëhet me dije se deri tani janë shoqëruar 9 persona. Zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazheve.

Të tjera detaje nga ky operacion pritet që të zbardhen në vijim.

Të shoqëruar

Oltion Durmishi
Apostol Qesari
Ermen Stroka
Ina Papa
Denis Balili
Manushaqe Saliko
Erald Lika

Në kërkim

Andri Dhima
Kozeta Statha

Urdher arrestet janë për:

Mariel Murati, ish-Drejtor Aluizni
Ina Papa, ish-Shefe sektori Aluizni
Erald Lika, ish-Shef Sektori Aluizni
Ermen Stroka, specialist ASHK
Viktor Qesari, inspektor IMT Bashkia Sarandë
Manushaqe Saliko, ish-inspektore IKMT
Oltion Durmishi inspektor IMT Bashkia Sarandë
Andri Dhima, ish-drejtor ASHK
Kozeta Statha, ish-drejtoreshë ASHK
Tonin Simoni, ish-inspektor IMT Bashkia Sarandë
Denis Balili, ish-inspektor IKMT, nipi i Klement Balilit


Shtuar 14.03.2024 01:06