E rëndë në Korçë/ Gruaja paraqitet me djegie të shumta në spital, dyshohet se burri e kishte lyer me benzinë dhe më pas i ka vendosur flakën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë. Një grua është paraqitur në spitalin e Korçës ku ka kërkuar ndihmën e mjekëve pasi kishte djegie të shumta në trup.

Policia e Korçës ka dyshime se ka qenë bashkëshorti i saj ai e ka lyer me lëndë djegëse dhe me pas i ka vënë flakën bashkëshortes, kjo referuar edhe deklaratës së saj paraprake para tyre.

Burime policore bëjnë me dije se çifti ishte në proces divorci ndërkohë që blutë e Korçës janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa.

Gruaja ka gradë të lartë të djegies në trup ndaj dhe për këtë pritet të niset drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.


Shtuar 31.08.2024 17:34