KQZ ka bërë kërkesë në SPAK për verifikimin e një kandidati që garon në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Prokuroria e Përgjithshëm ka nisur verifikimin për kandidatin e Partisë Demokratike për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçi.
Verifikimi i tij erdhi pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi në formularin e dekriminalizimit Saraçi ka deklaruar dënimin me 4 muaj burg. Ky është kandidati i parë për zgjedhjet e 6 marsit që është në verifikim nga njësia e dekriminalizimit.