Adora është vogëlushja 2-vjeçare, që vuan nga 6 diagnoza dhe aktualisht po kurohet në Itali. Ajo ka përkujdesjen e vetme të nënës së saj, Dorina Shema, pasi i ati i ka braktisur.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar të gjithë historinë e dhimbshme dhe gjithçka që po kalon. Dorina shumë e prekur ka theksuar se babai i Adorës kujtohet me të vetëm me kamera, pasi ka zgjedhur të jetojë me familjen e tij.
None found
“Ka qenë datë 5 qershor i 2020 kur Adora erdhi në jetë. Diagnozat i kanë ardhur muaj pas muaji. Në moshën 6-muajshe, u diagnostifikua fillimisht, më pas në muajin e 7 me një tjetër diagnozë që në Shqipëri është shumë e rrallë. Në moshën 9-muajshe me një tjetër dhe më pas me kromozomin 17Q12, që po ashtu është e rrallë në Shqipëri.
Pasi erdhëm në Itali sepse udhëtimi jonë nuk mund të mbetej vetëm në Shqipëri. Ne morëm rrugën në Itali të vetme sepse unë jetoj vetëm me vajzë, vajza më ka mua dhe unë kam atë.
Nuk është zgjidhje të distancohesh apo të largohesh nga fëmija jote vetëm sepse ka probleme me shëndetin apo probleme të tjera, sepse në momentin që ke një vështirësi ti duhet të kesh pranë vetes një shpatull mashkullore dhe nuk është fare e lehtë të rrugëtosh e vetme, por nuk e gjykoj aspak palën prindërore, sepse çdo njëri e di vetë se çfarë bën. Rëndësi ka që unë ja kam lënë zotit të gjitha.
Unë nuk fle gjumë fare. Sepse kam shumë frikë. Kam frikë se ndoshta do më zërë gjumi natën dhe do e humbas, edhe do më ngelet ai pengu, ku do them: ‘Prit pak, pse fjeta gjumë’. Mund të jetë ora 3 ose 4 e mëngjesit dhe them: ‘O zot ma lerë edhe pak. Ma lër ashtu siç është, nuk ka rëndësi, thjesht ta kem parasysh. Thjesht ato që janë nëna më kuptojnë shumë mirë. Vetëm kur buzëqesh dhe merr frymë, është oksigjeni im”, tregoi ajo me lot në sy.
Bruno Fernandes ka dalë publikisht në mbështetje të trajnerit të Manchester Unitedit, Michael Carrick, pas përmbysjes dramatike dhe fitores ndaj…
Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…
Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…
Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…