Dyshohet se ata kishin armë, dy të rinjtë vlonjatë i arratisen policisë, efektivët i ndjekin “këmba-këmbës”

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të dy të rinjve, të cilët qarkullonin me një motor dhe nuk i janë bindur urdhrit të uniformave blu për të ndaluar.

Efektivë të shumtë u angazhuan për arrestimin e dy të rinjve, pasi dyshohet se ata kishin armë.

Pas disa minutash ndjekje dy të rinjtë janë kapur në hyrje të qytetit të Vlorës dhe janë shoqëruar në komisariat./Vizion Plus


Shtuar 11.04.2024 17:53