Dyshimet, fishekzjarret në kompleksin ‘Zoe Hora’ shkaktuan zjarrin në Dhërmi, a po heton policia rastin?

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme në Dhërmi ndërsa flakët rrethuan kodrën mbi resortin luksoz “Zoe Hora”. Por çfarë e shkaktoi këtë zjarr në mes të natës?

Sipas Piranjave dyshohet se në kompleksin “Zoe Hora” janë hedhur fishekzjarre të cilat më pas kanë bërë që të krijohet zjarri i cili ka dalë nga kontrolli. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duken flakët të cilat kanë pushtuar kodrën pranë kompleksit.

Ndërkohë një pyetje e cila lind është a ka nisur ende hetimet policia. Pasi kohët e fundit policia është akuzuar për fshehje të ngjarjeve, mos ndoshta edhe në këtë rast ngjarja është tentuar të kalojë pa shumë bujë. Në Shqipëri arrestimet bëhet për arsye nga më të pakuptimtat ndërsa për veprat e rënda nuk merret asnjë masë. Në rastin e zjarrit në Dhërmi, mbrëmë u dogj kodra sipër fshatit Dhërmi pas një feste private me fishekzjarre në njërin prej resorteve aty pranë.

Hedhja në mënyrë të papërgjegjshme e fishekzjarre dhe temperaturat e larta kanë sjellë që të nisë një zjarr i madh ndërsa në lidhje me ngjarjen ska asnjë reagim. Nëse në vendet e tjera si për shembull Greqia arreston 13 persona pasi i vunë zjarrin pyllit me fishekzjarre këtu te ne nuk tregohet as arsyeja e vërtetë sesi shpërtheu zjarri. Madje nuk merret as iniciativa për të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.


Shtuar 17.08.2024 15:18