shqiperi

Dy raundet e para për presidentin u “dogjën”, Balla: Nuk propozojmë emër as në 30 maj

Ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sërish pas dy raundeve të para të dështura.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë  të ditur se mazhoranca nuk do të propozojë asnjë emër edhe në raundin e tretë që do të mbahet në datën 30 maj, duke ia lënë sërish në dorë opozitës.

Të lidhura

None found

Ditën e djeshme, kryeministri Rama gjithashtu u shpreh se do të presi edhe raundin e tretë dhe nëse nuk do të ketë sërish emër, do ta zgjedhin vetë në raundin e katërt.

Nuk ka më histori që unë të filloj të marrë nëpër gojë emra njerëzish të nderuar. Nuk quhet negociatë që unë propozoj katër ti zgjedh dy. Kjo bëhet për Avokatin e Popullit, por presidenti duhet të kalojë në një proces më të gjerë.

Kemi thënë që le të kalojmë direkt te emrat. Propozoni ju, nuk do të propozojmë ne kandidatë më datë 30. Me shpresën se mund të ndodhë edhe ajo që tha edhe zoti Mediu dhe mund të jetë një kandidaturë që edhe ne përmes vendimmarrjes sonë, as unë dhe as zonja Spiropali dhe kolegët e tjerë je mi një parti që ka strukturë. Do të shkojmë atje në kryesinë e PS do u themi na kanë ardhur këto kandidatura. Pastaj të vijmë dhe të ulemi me ju.

Nëse ju quani proces që ju përcaktoni dhe njëri nga ata do të jetë presidenti kjo nuk quhet negociatë. Ne do të vazhdojmë të takohemi dhe të kalojmë direkt. Mbështetja me firma është se në rast se do të jetë një kandidaturë që do të vijë nga ju  dhe në rast se do bimë dakord dhe ne zotimi ynë se 74 deputetë e PS ta mbështesin. Do jetë një president që do të ketë të paktën 94 vota. Në rast se ju e keni kusht të panegociueshme formulën, 4,2,1 dhe më pas apeli im është për grupet e tjera parlamentare të opozitës”, tha Balla./albeu.com

të fundit

Përfundon protesta e 101-të, aktivistët bëjnë thirrje për pjesëmarrje më të madhe nesër

Është mbyllur protesta e 101-të kundër qeverisë, e cila ka qenë një maratonë e vërtetë. Protesta u mbyll tek kryqëzimi…

4 minutes ago

Haaland shkëlqen në transfertë, Manchester City mposht Porton

Manchester City ka shënuar fitore në udhëtim te Porto, në sfidën e parë të vlefshme për Ligën e Kampionëve.“Qytetarët” dominuan…

6 minutes ago

Fires flare up again in Elbasan, with an active blaze in Gurëshpatë and a fire under observation on Mount Qukës

Situata e zjarreve në Qarkun e Elbasanit vijon të jetë në monitorim të vazhdueshëm nga shërbimet zjarrfikëse, ndërsa disa vatra…

11 minutes ago

Israel hits back at London and closes British consulate in Tel Aviv

Tel Avivi është në konflikt të drejtpërdrejtë me Londrën, pasi qeveria izraelite ka vendosur të mbyllë konsullatën britanike në Jerusalem,…

11 minutes ago

The Jozi–Edi clash,” Karamuço: They are crossing every limit for fame and financial gain

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka sjellë në vëmendje ngjarjen e ditëve të fundit mes personazheve publikë këngëtarit Jozi Marku…

11 minutes ago

19-year-old sustains serious injuries at a construction site in Skopje

Një punëtor nga rajoni i Shkupit përfundoi i lënduar rëndë në Qendrën Klinike në Shkup pas një incidenti në një…

12 minutes ago