Duke filluar nga dita e sotme, kartëmonedhat e reja që pritet të hidhen në treg

Duke filluar nga dita e sotme, 17 janar, dy kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekëshe do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartmonedhat e serisë aktuale.

Kartmonedhat e reja janë të dizejnuara me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuar sigurie.

Në këto kartëmonedha të reja nuk do të ketë ndryshime thelbësore pasi “fytyra” e tyre do vijojë të jetë Ismail Qemali dhe Mbreti Gent.

Në muajin qershor të 2021 u hodhën në qarkullim edhe 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lekë, kjo e fundit u hodh për herë të parë në qarkullim. Shtimi i kartmonedhës 10.000 lekëshe, përbën edhe një risi në procesin e podhimit të parasë në Shqipëri./albeu.com


Shtuar 17.01.2022 09:31